Asnjë skuadër nuk mund ta ndalë rrugën e Golden State drejt thyerjes së rekordit të Chicago Bulls që në vitin 1996 arriti 72 fitore në sezonin e rregullt.
Kampionët në fuqi kaluan pa shumë vështirësi edhe Dallas Mavericks 128-120 me 73 pikë të realizuara nga dyshja Thompson-Curry, të cilët e ndihmuan ekipin e tyre në suksesin e 65 sezonal, vetëm 7 fitore larg rekordit absolut të “Demave” që 20 vjet më parë udhëhiqeshin nga një emër i madh si Michael Jordan.
Në ndeshjen e luajtur në “Oracle Arena” takimi u dominua nga “Luftëtarët”, ndërsa miqtë nga Teksasi humbën shumë terren në periodën e katërt, duke rrezikuar kualifikimin për në play off pasi tashmë ndodhen në vendin e tetë me të njëjtin numër fitoresh me Utah Jazz.
https://www.youtube.com/watch?v=_8meXR5Ywfw
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.