Vikendi në platformën më atraktive dhe interesante sportive në vend, Artmotion nis me një duel super interesant nga liga më e fortë e basketbollit në botë atë mes Golden State ëarriors dhe Toronto Raptors. Ky duel luhet të shtunën me fillim nga ora 01:00 teksa transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Kur ka kaluar më shumë se gjysma e sezonit në NBA, Golden State tashmë kanë rënë në pozitën e 10-të në renditjen e perëndimit me 22 fitore dhe 24 disfata teksa rrezikojnë seriozisht edhe mos inkuadrimin në playoff nëse nuk rikthehen tek fitoret. Nga ana tjetër edhe kanadezët e Raptors nuk qëndrojnë mirë në renditje, pasi kanë vetëm 18 fitore dhe 28 disfata duke mbajtur këshut pozitën e 11-të në lindje.
Këto skuadra janë ballafaquar me njëra-tjetrën edhe njëher tjetër këtë edicion, bëhet fjalë për datën 10 janar 2021, duel ky në të cilin “luftëtarët” e Steve Kerr fituan me një pikë diferencë, 106-105.
Golden State, 5-shja startuese:
Curry, Wiggins, OubreJr, Green, ëiseman
Toronto, 5-shja startuese:
Lowry, VanVleet, Trentjr, Anunoby, Siakam
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.