Lajmet e fundit

Vjen edhe e 19-ta. Golden State Warriors nuk njeh limite në këtë sezon të Nba. Kampionët në fuqi koleksionuan fitoren e 19-të në po kaq takime duke zgjatur akoma edhe më tepër rekordin e tyre përsa i përket skuadrës me startin më të mirë të sezonit në të gjithë historinë e Nba-së. Stephen Curry me shokë këtë herë dolën fitimtarë në transfertën e Salt Lake City, përballë Utah Jazz që rezistoi jo pak por në fund u dorëzua përballë më të mirëve me shifrat finale 103-106. Tashmë objektivi i Warriors është thyerja e rekordit të Los Angles Lakers prej 33 sukseseve radhazi në sezonin e rregullt, për momentin Golden State është 10 fitore larg barazimit të këtij rekordi, pasi falë 4 sukseve rresht në fundin e sezonit të kaluar dhe 19 të këtij edicioni numëron 23 fitore radhazi. Në triumfin përballë Utah ashtu si në 18 ndeshjet e kaluara Steph Curry ishte më i miri mbi parket për Ëarriors teksa koleksionoi në total 26 pikë 5 asiste dhe 6 rebound. Vendasve ndërkohë nuk u mjaftuan 47 pikët e dyshes, Gordon Hayëard-Derrick Favors për të evituar disfatën e 8-të sezonale.
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes spikat suksesi i Boston Celtics brenda në Florida përballë Miami Heat me shifrat 105-95. 30 pikët e realizuara nga Dyëane Wade ishin të pamjaftueshme për skuadrën e Eric Spoelstras, me Bostonin që për të arritur këtë sukses shumë të rëndësishëm iu fal paraqitjes së Avery Bradley-it.
Ndalet ecuria e pozitive e San Antonio Spurs. Skuadra e Gregg Popovich pas 5 fitoreve radhazi u mund në Ilionois nga Chicago Bulls me rezultatin e ngushtë 92-89. I pavdekshëm Pau Gasol që më 18 pikë 13 rebound dhe 4 asiste bëri të pavlefshme edhe paraqitjen shumë të mirë të yllit të Spurs-ave Kaëhi Leonard.
Një fitore të lehtë arriti Detroit Pistons që në Michigan kaloi me shifrat 116-105 Houston Rocekts. Jackson me 31 pikë ishte heroi i vendasve në këtë sfidë.
31 pikët e DaMarcus Cousins fundosën Dallas Mavericks që u mposht në Kaliforni me rezultatin 112-98 nga Sacramento Kings.
Të lehtë e pati edhe Los Angeles Clippers përballë Portland Trail Blazzers. Në Staples Center, Blake Griffin udhëhoqi skuadrën e Doc Rivers drejt triumfit me shifrat 102-87. /supersport.al