Golden State Warriors nuk has vështirësi në sfidën kundër Los Angeles Clippers ku triumfoi lehtësisht 114-98.
Suksesi i 51 rresht në “Oracle Arena” për kampionët në fuqi me 33 pikë personale të Stephen Curry.
Një ecuri e jashtëzakonshme për kalifornianët që vazhdojnë rrugëtimin drejt thyerjes së rekordit nga Chicago Bulls në vitin 1996 me 72 fitore në sezonin e rregullt.
Kampionët e nisën sfidën me dominim total në parket ku Chris Paul dhe JJ Redick hasën vështirësi të mëdha për të çarë mbrojtjen kundërshtare.
Diferenca u bë në fillimin e periodës së dytë ku dyshja Livingston-Barnes dha shkëndijën e parë dhe më pas ishin Curry e Thompson ata që morën në dorë situatën.
Clippers u dorëzuan përfndimisht në fundin e periodës së tretë me 9 pikë disavantazh, duke u lënë fushë të lirë “luftëtarëve” që vazhdojnë ecurinë e jashtëzakonshme duke kryesuar bindshëm Konferencën e Perëndimit me 64 fitore dhe 7 humbje, ndërsa Clippers mbeten në vendin e katërt me një biletë në xhep për fazën play off.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.