Lajmet e fundit

Një sezon i cmendur vetëm kështu mund të përshkruhet ky edicion për Golden State Warriors. Kampionët në fuqi të Nba me një super Stephen Curry vendosën një tjetër rekord në këtë sezon ëndrrash. Golden State triumfoi me shifrat 121-106 përballë Oklahoma City Thunder duke e cuar në plot 44 numrin e fitoreve rradhazi në shtëpinë e saj në sezonin e rregullt.
Warriors falë këtij suksesi barazuan rekordin e Chicago Bulls të Michael Jordan të regjistruar nga 1994-n në 1996-n. Në Oracle Arena Stephen Curry koleksionoi në total 33 pikë 4 asiste dhe 4 rebound, me Golden State që e coi në 55 numrin e fitoreve sezonale në 60 takime të zhvilluara gjithsej. Oklahomës ndërkohë nuk i mjaftuan 54 pikët e realizuara nga dyshja Durant-Westbrook për të evituar humbjen e 4-t në 5 ndeshjet e fundit.