Trepça është duke u dërrmuar në Therandë nga Golden Eagle Ylli.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje basketbollistike, përfundoi me shifrat 51-14.
Një minutë para përfundimit të çerekut të dytë, vendasit arritën epërsi deri në 42 pikë, kur mysafirët nga Mitrovica kishin realizuar vetëm 9-të sosh, njofton Klan Kosova.
Kjo i bie, se basketbollistët e Trepçës deri në këtë fazë të lojës kanë shënuar një mesatare prej afro gjysmë pike për minutë të ndeshjës.
Në rast të humbjes, për “Minatorët” kjo do të ishte e 6-ta radhazi në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.