Golden Eagle Ylli ka kaluar në gjysmëfinale, duke ka mposhtur Ponte Prizrenin në çerekfinale të Kupës së Kosovës me rezultat 93:78 .
Ylli ishte më i mirë se Ponte Prizreni në dy çerekët e parë, ku në të parin rezultati ishte 28:18, ndërsa i dyti ishte 23:18.
Ndërsa, dy çerekët e dytë ishin me rezultat të barabartë, ku 10 minutëshi i tretë përfundoi me rezultat 22:22, ndërsa në të katërtin rezultati ishte 20:20.
Më të dalluarit tek Golden Eagle Ylli ishin Davis me 25 pikë, Harris me 17 e Bashir me nëntë.
Kurse, tek Ponte Prizreni, më të mirët ishin Arnold me 26 pikë, Grant me 23 e Williams me 10.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.