Manchester City ka arritur marrëveshje për transferimin e Antoine Semenyo nga Bournemouth ndërsa zyrtarizimi pritet vetëm pas testeve mjekësore.
Sulmuesi ganez do t’i bashkohet kampionëve të Anglisë për një shumë prej rreth 72 milionë eurosh, plus bonuse, ndërsa Bournemouth do të përfitojë edhe 10% nga një shitje e ardhshme.
Semenyo, një nga zbulimet më të spikatura të Premier League, shihet si një përforcim ideal për Pep Guardiolën falë shpejtësisë, forcës fizike dhe aftësisë për të luajtur në disa pozicione në sulm.
Ai pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2031, duke konfirmuar ambiciet e Cityt për të mbetur në majën e futbollit evropian.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.