Lajmet e fundit

"Gjatë ditës së parë të aksionit janë inspektuar 16 biznese, ku ndaj 6 subjekteve është shqiptuar masa e ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë për shkak të mungesës së dokumentacionit të detyrueshëm, kryesisht mungesës së pëlqimit për përmbushjen e kushteve minimale teknike, si dhe ndaj 6 bizneseve tjera janë shqiptuar gjoba për mungesën e dokumentacionit ligjor", thuhet në njoftimin e MINTI-t transmeton Klankosova.tv.Ministria bën të ditur se aksioni është pjesë e një plani operacional më të gjerë, në kuadër të të cilit do të inspektohen mbi 268 biznese të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), të cilat kanë të regjistruar kodin për ndërmjetësime tjera monetare. Përmes këtij aksioni, autoritetet synojnë të sigurojnë që të gjithë operatorët ekonomikë të përmbushin kushtet ligjore për zhvillimin e kësaj veprimtarie.
"IQMT u bën thirrje të gjitha subjekteve ekonomike që ushtrojnë këtë veprimtari të sigurojnë përmbushjen e të gjitha kërkesave ligjore, duke aplikuar për pëlqimin e kushteve minimale teknike në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe duke u pajisur me licencën përkatëse nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas legjislacionit në fuqi", theksohet në njoftim.Ministria nënvizon se aksioni do të vazhdojë deri në përfundimin e plotë të planit operacional, me synimin për të garantuar zbatimin e ligjit, mbrojtjen e interesit publik dhe krijimin e një tregu të rregulluar, të sigurt dhe të barabartë për të gjithë operatorët ekonomikë.