Trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi, i udhëhoqi ata sot drejt një fitoreje të madhe prej 3:1 ndaj Ferizajt në javën e parafundit të Superligës së Kosovës në futboll.
Me triumfin e sotëm, Munishi e siguroi mbetjen në ligën elitare të Kosovës.
"Baba nuk bjen prej lige , por liga bjen te baba", ka shkruar ai në Facebook me humorin e tij karakteristik.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.