Në Ligën e Basketbollit të Austrisë, në ndeshjen mes ekipeve Wells dhe Kapfenberg, ndodhi diçka që nuk ka lidhje me këtë sport.
David Samuels nga Kapfenberg goditi me grusht në fytyrë kundërshtarin e tij, Erwin Zulic, pasi ky i fundit shënoi kosh duke e ngulitur topin. Si duket, ky shënim ishte një provokim për Samuels i cili më pas u përjashtua nga loja.
Incidenti kishte ndodhur në qerekun e katërt ku Wells po fitonte me 17 pikë epërsi, njofton Klan Kosova.
https://twitter.com/Carchia/status/1053742383966359557?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1053742383966359557&ref_url=https%3A%2F%2Finsporti.com%2Fko-ne-basketboll-fare-nuk-shihet-as-ne-ufc%2F
Megjithatë, edhe pse ishte një gjest josportiv, askush nga kampioni i shumëfisht i Austrisë nuk ka kërkuar falje.
●●●
HSHKRIMI NGA
haris
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.