Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka thënë që atyre nuk iu duhet një mrekulli për të kaluar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Katalunasit pësuan në ndeshjen e parë me rezultat 0-2 në Camp Nou nga Atletico Madridi dhe vuajtën duke luajtur një pjesë pa një lojtar kur Pau Cubarsi mori karton të kuq.
“Nëse e luajmë lojën tonë më të mirë të martën, do të shkojmë tutje. Nuk na duhet mrekullia”, ka thënë Flicku.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.