Skuadra e basketbollit nga Peja, Go+ Peja do të takohet në raundin e parë ndaj Rigas Zelli në Ligën e Basketbollit të Evropës Veriore (ENBL).
Ndeshja zhvillohet në kuadër të grupit C e cila do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, me fillim prej orës 19:00 dhe transmetohet direkt në Sport4 në platformën Artmotion.
Go+ Peja shpreson ta nisë mbarë këtë garë, ku synimi është të shkojnë sa më larg.
Kujtojmë që në ENBL po merr pjesë edhe skuadra e Sigal Prishtinës e cila ka arritur dy fitore në dy takimet e para në kuadër të grupit B. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.