Gledi Mici, do të jetë kapiteni i ri i skuadrës së Prishtinës në sezonin e ardhshëm.
Kjo u bë e ditur klubi përmes një njoftimi.
"Shiritin e kapitenit do ta bartë mbrojtësi Gledi Mici. 31-vjeçari është futbollist me karakter të fortë dhe ka përvojë të madhe në lojën më të popullarizuar në botë. Ai është pjesë e Prishtinës nga vera e vitit 2020 teksa me ekipin “bardhekaltër” e ka fituar një titull të kampionit"- njofton FC Prishtina përcjell Klankosova.tv.
Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur edhe me ekipe si Kamza, Flamurtari i Vlorës, Kukësi, Skënderbeu dhe Shkëndija e Tetovës.
Mici u shpreh se ndjehet i nderuar dhe i privilegjuar pas emërimit si kapiten i skuadrës.
"Të jesh kapiten i Prishtinës është përgjegjësi e madhe pasi që Prishtina është emër me shumë peshë. Do të mundohem që me punë dhe profesionalizëm ta justifikoj këtë detyrë"- tha Mici.
31 vjeçari theksoi se i premtoi tifozëve të klubit se këtë vit skuadra do të jetë më ndryshe.
"Tifozëve iu premtojmë që do të jemi ekip ndryshe në këtë vit. Të gjithë lojtarëve na takon ta japim energjinë e fundit në fushë dhe ta rikthejmë Prishtinën aty ku i takon"- theksoi 31 vjeçari.
Futbollisti nga Shqipëri foli edhe për punën me trajneri e ri të skaudrës, Ismet Munishin.
Gledi Mici tha se cilësit e trajnerit do ta ndihmojnë skuadrën që të ketë një edicion tëmirë.
"Cilësitë dhe arritjet e trajnerit dihen. Mentaliteti dhe besimi i tij do të na ndihmojnë edhe neve si lojtar që ta japim më të mirën. Me shumë punë dhe besim do të jetë edicion i mirë për të gjithë"- tha ai.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.