Në zemër të Milanos, aty ku emocionet janë të forta dhe historia ndërtohet me djersë e pasion, stadiumi legjendar “Giuseppe Meazza” pret sonte një përballje që premton spektakël.
Inter vs Barcelona, gjysmëfinalja vendimtare e UEFA Champions League.
Ndeshja e parë përfundoi 3-3, ndaj sonte nuk ka vend për kalkulime, vetëm fitorja i çon në finale, njofton Klankosova.tv.
Barella apo Pedri? Yamal apo Lautaro?
Kush do të jetë heroi i mbrëmjes? Kush do ta shkruajë emrin në histori?
Mos e humbisni këtë supersfidë sonte nga ora 21:00, vetëm në kanalin e parë (S1) të platformës kryesore shqiptare ArtMotion.
Komentator Andin Lokaj.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.