Sigal Prishtina është skuadra e katërt që i kompleton ndeshjet gjysmëfinale të Ligës Unike.
Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës fitoi me shumë mund ndaj Besëlidhjes me rezultat 79:80, duke pasur ndeshja një përfundim dramatik.
Kur kishin mbetur edhe 12.5 sekonda deri në fund, Prishtina ishte në disavantazh prej dy pikëve, por ishte Donte Clark që me tre pikë e kaloi skuadrën e tij në epërsi.
Më pas, skuadra nga Lezha pastaj kishte mundësi që ta dërgonte ndeshje në vazhdime, por Eldi Hysa qëlloi vetëm një gjuajtje të lirë.
Në triumfin e skuadrës së drejtuar nga Albert Sylejmani më të dalluarit ishin Diamond Stone me 26 pikë dhe Clark me 23 sosh.
Te Besëlidhja u dallua Julian Hamati me 24 pikë.
Sigal Prishtina nesër në gjysmëfinale do të takohet me Trepçën.
Kujtojmë se “Final 8” i Ligës Unike është duke u mbajtur në Vlorë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.