Pas transmetimit të duelit të së martës në mëngjes mes Denverit dhe Phoenixit, ekskluzivitetet nga NBA vazhdojnë edhe më tutje me përballjen mes Atlantas dhe Philadelphias, e cila nis me fillim nga ora 01:30 këtë të mërkurë dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.
Ndeshjen e parë të kësaj serie e fituan me rezultat të ngushtë 128:124 skuadra e Atlanta Hawks, të cilët krijuan një avantazh të madh në pjesën e parë, por që më pas u zbut nga Philadelphia dhe përpak sa nuk ndodhi edhe befasia dhe rikthimi i madh.
Trae Young dhe Embiid ishin ata që shkëlqyen në ndeshjen e së dieles e po të njejtit pritet që të bëjnë më të mirën e tyre edhe në këtë sfidë.
De’Andre Hunter dhe Kris Dunn mund të jenë mungesa tek “Hawks” ndërsa Philadelphia do të jetë e kompletuar për këtë përballje.
Atlanta, 5-shja e mundshme startuese:
Young, Bogdanovic, Gallinari, Collins, Capela
Philadelphia, 5-shja e mundshme startuese:
Simmons, Curry, Green, Harris, Embiid
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.