Lajmet e fundit

Selmani theksoi se nuk do të ishte befasi nëse tutje do të kalonte në finale të Champions.
"Nëse në skuadër ke futbollist të klasit si Neymar, Di Maria e Marquinhos gjithçka është e mundur. Bile me këta emra edhe po të kalonte tutje PSG nuk do ta quaja befasi. Pasi bëhet fjalë për dy skuadra që kanë treguar formë të lartë këtë edicion. Manchester City tashmë është më i lumtur në ndeshjen e kthimit pasi skuadrës i është kthyer nga lëndimi sulmuesi Sergio Aguerro që është pjesë esenciale e ekipit".
Ai shtoi se me mungesën e Kylian Mbappe, barra do t'i bie brazilianit Neymar.
"Mungesa e Kylian Mbappe te Paris Saint Germain do të vërehet shumë në ndeshjen e kthimit në Angli. Kjo pasi ekipi i trajnerit Murizion Pochettino do të humb shumë në dinamikë. Do ti mungojnë shumë ato depërtimet e shpejta të tij dhe humb dukshëm në aspektin e kundërsulmeve të shpejta që kanë qenë armë e tyre këtë sezon. Megjithatë PSG mbetet ekip i rrezikshëm pasi tash komplet barra do të bie mbi brazilianin Neymar që duhet ta udhëheq ekipin me ndihmën e Angel Di Maria, Mauri Icardi e Mouise Keane".
Edhe analisti sportiv Malësor Gjonbalaj, e sheh si favorit Manchester Cityn për të arritur në finale.
"Unë nuk kam ndonjë preferencë për këto dyja klubet. Por, mendoj se favorit për të arritur në finale është Manchester City, bazuar në ndeshjet që kanë treguar".
Gjonbalaj për klankosova.tv tha në ndeshjen e kaluar Paris Saint Germain bëri gabime individuale.
" Paris Saint Germain pati epërsinë, por u bënë disa gabime individuale në lojë duke mos arritur të mbahet rezultati dhe City e riktheu epërsinë. Po ashtu pati disa probleme taktike në lojën e PSG-së".
Ai theksoi se edhe karakteri i trajnerit ndikon shumë edhe në lojën e ekipit.
"Në lojë rëndësi të madhe ka karakteri i trajnerit, në mënyrën se si e ndërton lojën. Ju e dini se çfarë paraqitje dhe çfarë lojë dhe çfarë ekipi ka ndërtuar Pep Guardiola, i cili ka një ekip shumë të komponuar mirë".
"Në anën tjetër trajneri i PSG-së i cili e ka udhëhequr më herët një ekip në Angli po mundohet që atë mentalitet ta imponojë në skuadër. Por, ai nuk arriti ta menaxhojë anën taktike në ndeshjen e kaluar duke pasur probleme".
Ish-futbollisti i Prishtinës ndër të tjera tha se nuk do të ishte ndonjë befasi nëse Paris Saint Germain të arrinte në finale.
"Me potencialin që e ka Paris Saint Germain nuk do të ishte befasi nëse do ta shihnim në finale këtë skuadër. 2:1 nuk është ndonjë rezultat i madh i cili nuk do të mund të përmbysej".