Copa del Rey hyn në fazën vendimtare me një superpërballje mes Atletico Madridit dhe Barcelonës.
Akti i parë i gjysmëfinales zhvillohet në “Metropolitano”, ku pritet një atmosferë e zjarrtë dhe një duel taktik mes dy skuadrave që synojnë finalen, shkruan Klankosova.tv.
Atletico Madrid kërkon të shfrytëzojë terrenin vendas për të marrë epërsinë, ndërsa Barcelona synon të vazhdojë formën e mirë dhe të sigurojë rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit.
Hakmarrje apo vazhdim i serisë së Barçës? Përgjigjja vjen në 90 minutat e para të këtij dueli të shumëpritur.
Kjo përballje e madhe e futbollit spanjoll mund të ndiqet drejtpërdrejt sonte nga ora 21:00 në kanalet sportive të platformës Artmotion. /Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.