Katër gola janë shënuar deri në minutën e 21-të të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit në mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.
Qysh në minutën e parë, Atletico kaloi në epërsi me anë të Alvarezit i cili shënoi pas një asistimi të Lengletit.
Ndërsa vetëm pesë minuta më vonë, Griezmann shfrytëzoi një asist nga golashënuesi i parë, për ta dyfishuar epërsinë, njofton Klankosova.tv.
E, kundërpërgjigja e Barcelonës ishte edhe më e shpejt, ku për dy minuta barazoi gjithçka, duke shënuar fillimisht me Pedrin në minutën e 19-të e pas dy minutash me Cubarsin.
Aktualisht kanë kaluar gjysmë ore lojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.