I pari në objektin e Gjykatës Themelore u paraqit, Salih Zyba.
Rrugën e njëjtë për në gjykatore, mëngjesin e së premtes e përshkoi edhe deputetja, Fitore Pacolli – Dalipi, e cila shkoi disa minuta pas tij.
Këta dy në bankën e të akuzuarit u ulën bashkë me ish-deputeten, Drita Millaku të cilët po akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në vitin 2018.
Por, kësaj treshe nuk i’u bashkua edhe i pandehuri i katërt, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili kishte edhe urdhër për sjellje me detyrim.
Kjo bëri që seanca të dështoi. Mirëpo, para se të mbylleshin punimet, Salih Zybës, i’u kërkua që të arsyetonte mospjesëmarrjen e tij në seancën e kaluar.
E njëjta pyetje i’u parashtrua edhe të akuzuarës tjetër, Fitore Pacollit. Në seancë jo, por arysen e moshkuarjes së Sveçlës e tha avokati i tij Laur Prenaj.
Kësisoj seanca e radhës u vendos që të mbahet më datën 16 janar, në ora 13 e 20.
Shikoni kronikën në vazhdim:
https://www.youtube.com/watch?v=1UBHbtMfRRw
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.