Lajmet e fundit

“Duke marrë parasysh provat materiale, të cilat e arsyetojnë dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet janë në fazën fillestare, dhe të pandehurit me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale mund të fshihen apo jepen në arrati, apo të ndikojnë në dëshmitarë dhe në prova,, duke pamundësuar zhvillimin e rregullt të procedurës penale, në këtë rast caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njoftim.Gjithashtu gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh peshën e rëndë të veprave penale për të cilat dyshohen të pandehurit, po ashtu mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, me këmbëngulësi dhe vendosmëri të pandehurit Sh.O., dhe i mituri A.O,, të shtyrë nga e pandehura A.O. (nëna e tyre), duke përdorur mjetet të mprehta përfshihen në një konflikt fillimisht verbal dhe pastaj fizik, me viktimën A.O., dhe të dëmtuarin I.O., si pasojë e goditjeve me mjete të mprehta, viktima A.O., ndërron jetë në vendin e ngjarjes, kurse i dëmtuari I.O., merr lëndime trupore, këto tregojnë se me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i lartë që mund të përsëriten vepra penale të kësaj natyre./Klankosova.tv https://klankosova.tv/vrasja-per-emrin-e-rruges-ne-prizren-kerkohet-paraburgim-per-nenen-me-dy-djemte-e-saj/ https://klankosova.tv/1-muaj-paraburgim-ndaj-te-miturit-te-dyshuar-per-vrasjen-e-27-vjecarit-ne-kobaj-te-prizren11it/