Gjuha e luleshtrydhes është një simptomë e re që sinjalizon virusin COVID-19, dhe e cila është zbuluar tek fëmijët. Ajo është një gjendje në të cilën gjuha bëhet e kuqe, e fryrë dhe me gunga.
Përveç saj, fëmijët që preken nga koronavirusi gjithashtu dëshmojnë sy të fryrë, faqe të skuqura, përcjellë Klan Kosova.
Ata gjithashtu zhvillojnë sindromë inflamatore multistemike tek fëmijët (MIS-C).

Në MIS-C, organet ose indet inflamohen.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i rasteve globale të koronavirusit ka kapërcyer 70 milionë, ndërsa vdekjet janë rritur në më shumë se 1.59 milionë, sipas Universitetit ‘’Johns Hopkins’’
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.