Novak Gjokoviq ka thënë se po përgatitet për US Open njëjtë sikur do t’i lejohej të konkurrojë, ani se zyrtarisht nuk lejohet të konkurrojë për shkak të refuzimit për të marrë vaksinën kundër COVID-19.
“Po përgatitem sikur do të më lejohet të konkurroj, ndërsa pres të dëgjoj nëse ka vend për mua të udhëtoj në ShBA”, tha Gjokoviq në një postim.
Gjokoviq, i cili ka 3 tituj të US Open, nuk do të lejohet të marrë pjesë në US Open të këtij viti për shkak të rregullave aktuale, sipas të cilave, udhëtarët që kërkojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të japin prova para se të hipin në aeroplan.
Më shumë se 43,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion në internet duke bërë thirrje që USTA të punojë me qeverinë e ShBA-së për të lejuar 21 herë fituesin e Grand Slam të konkurrojë në US Open.
Gjokoviq fitoi titujt Australian Open, French Open dhe Wimbledon vitin e kaluar, por nuk ishte në gjendje të mbronte kurorën e tij në Melbourne Park këtë vit, pasi u dëbua nga Australia në janar për shkak të statusit të tij të vaksinimit.
Lojtari serb më vonë tha se ishte në gjendje të humbiste turnetë Grand Slam sesa të merrte vaksinën kundër COVID-19.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.