Numri 1 i botës së tenisit, Novak Gjokoviq, regjistroi fitoren e tij të 1000-të në karrierë, pasi mundi tenistin Casper Ruud, për të siguruar vendin e tij në finalen e Italian Open.
Gjokoviq fitoi me sete 6-4, 6-3, ndërsa në finalen e së dielës do të luajë me Stefanos Tsitsipas.
Pas ndeshjes, Gjokoviq tha se ka parë Roger Federerin dhe Rafael Nadalin të festojnë fitoret e 1000-ta, dhe se mezi priste që ai ta shënonte këtë rekord, raporton DailyMail, transmeton Klankosova.tv.
“Faleminderit për turneun dhe turmën që festoi momentin historik me mua. Padyshim që i kam parë Roger dhe Rafa të festojnë ato momente historike në dy vitet e fundit. Mezi prisja të arrij në atë shifër vetë. Jam vërtet, me të vërtetë i bekuar që kam kaq shumë fitore në turne”, tha tenisti serb.
“Ka kaluar një kohë e gjatë, që kur luajta ndeshjen time të parë, që kur fitova ndeshjen time të parë në turne. Shpresoj se mund të vazhdoj”.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.