Tenisti serb, Novak Gjokoviq, po kalon në një formë aspak të mirë.
Pak kohë pasi u mposht në finalen e ”Miami Open”, Gjokoviq u eliminua qysh në ndeshjen e parë të turneut të Monte Carlos.
Ai pësoi humbje sot nga tenisti kilian, Alejandro Tabilo, me rezultat 2-0 në sete (6-3 dhe 6-4).
Kjo ishte fitorja e dytë për Tabilon ndaj tenistit me më së shumti Grand Slam të fituara, pasi e mposhti edhe vitin e kaluar në turneun e Romës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.