Acidi folik është një lloj i vitaminës B që gratë shtatzëna këshillohen ta marrin.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të shtojë acid folik në miell në mënyrë që të parandalojë defektet në kurriz tek foshnjat.
Ndërsa gratë shtatzëna këshillohen të marrin acid folik, shumë nuk e bëjnë dhe mendohet se shtimi i acidit folik në miell mund të ndihmojë në parandalimin e rreth 200 defekteve të lindjes çdo vit.
Acidi folik, i njohur edhe si vitamina B9 është i rëndësishëm për zhvillimin e një fetusi të shëndetshëm, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Ai gjendet natyrshëm në perimet me gjethe jeshile, të tilla si spinaqi, dhe i shtohet disa drithërave të mëngjesit.
Marrja e mjaftueshme e acidit folik gjatë shtatëzanisë mund të ndihmojë në parandalimin e një sërë komplikimesh, të njohura si defekte neutrale të tubave.
Acidi folik konsiderohet i sigurt dhe efektet anësore janë të rralla, megjithatë me raste përdorimi i tij mund të ndikojë që të përballeni me pagjumësi.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.