Një variant i ri i COVID-19 po ekërcënon betejën kundër virusit dhe kjo po konsiderohet shqetësuese për shkencëtarët.
Ekziston mundësia që lloji i dyshuar i përhapjes së shpejtë të ketë mbërritur tashmë edhe në Britani të Madhe.
Varianti quhet shkencërisht “B.1.1.529” dhe është njohur vetëm në dy ditët e fundit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë do ta emëroj si varianti “Nu” nëse vendoset se është variant shqetësues, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Pjesa më e madhe e infeksioneve janë në Afrikën e Jugut, e cila ka parë një rritje dramatike të rasteve me COVID-19.
Ajo ka potencialin të ndryshojë rrjedhën e pandemisë për shkak të karakteristikave të saj, por ka shumë shkencëtarë që nuk dinë për të.
Një numër ekspertësh kanë thënë se ky është një variant shumë shqetësues.
Prof.Eëan Birney, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Laboratorit Evropian të Biologjisë Molekulare, tha se ky duket variant shqetësues.
"Dëshmitë e hershme nga mbikëqyrja gjenomike në Afrikën e Jugut sugjerojnë se varianti “B.1.1.529” është një shkak serioz për shqetësim”, u shpreh ai.
Lloji ka dyfishin e mutacioneve të Delta, e cila dominoi në botë për shkak të faktit se u përhap shumë shpejt.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.