Federata e boksit të Kosovës ka bërë të ditur se gjithçka është gati sa i përket përgatitjeve për turneun e madh ndërkombëtar "Adem Jashari".
Kjo garë organizohet për herë të 24-të dhe është në kalendarin zyrtar të EUBC dhe IBA.
Po ashtu ky turne është nën patronazhin e Qeverisë së Kosovës transmeton klankosova.tv
Turneu “Adem Jashari” mbahet më 5 e 6 nëntor në palestrën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë.
Gjysmëfinalja zhvillohet me 05 nëntor ora 16 : 00, kurse finalja me 06 nëntor ora 12 : 00
Teksa për ndarjen e drejtësisë do të përkujdesen gjyqtarë:Agim Tahiraj,Agim Shala, Marigona Beadini, Rasim Rrustemi, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi, Granit Qorri, Agron Nushi, Luan Krasniqi, Fatlum Agushi dhe Filip Nue.

●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.