Lajmet e fundit

“Integrimi në NATO dhe BE është mbi të gjitha interesat e tjera për Kosovën. Ashtu si gjithmonë, Aleanca vazhdon të qëndrojë fuqishëm në orientimin e saj për arritjen e këtyre caqeve”, ka shkruar Gjini.Sipas tij, Kosova po përballet me një periudhë të vështirë si pasojë e, siç e cilësoi ai, papërgjegjësisë politike, duke përmendur humbjen e fondeve të Bashkimit Evropian, rrezikimin e proceseve integruese, si dhe sfidat ekonomike dhe institucionale. Gjini ka falënderuar eurodeputetin Terras për punën e tij dhe për angazhimin që Kosova të ecë përpara në rrugën e integrimit evropian.
“E falënderova raportuesin Terras për punën e tij dhe për insistimin që Kosova të bëjë hapa përpara në rrugën e integrimit drejt BE-së”, ka deklaruar Gjini.