Berat Gjimshiti dhe skuadra e tij, Atlanata, janë nikoqirë të Monzës.
Për të mbetur në garë për titullin kampion të Serie A, bergamasët duhet t'i marrin pikët e plota në këtë ndeshje, pasi xhiron e ardhshme luajnë duelin direkt me liderin, Napolin, njofton Klankosova.tv.
Kjo përballje fillon në orën 20:45 dhe transmetohet direkt në kanalin
Sport 3 të platformës kryesore në vend,
Art Motion, me komentim të Arbon Flugaj.
Atalanta aktualisht ndanë pozitat 4 dhe 5 me Fiorentinën, pasi të dyja kanë grumbulluar nga 16 pikë, nëntë më pak se vendi i parë.
Kujtojmë se në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A, e mërkura sjell edhe tri ballafaqime tjera.
Empoli e pret Interin, Juventusi luan në Torino ndaj Parmas, si dhe Venezia luan si vendas kundër Udineses, raporton Klankosova.tv.
Të gjitha takimet e kampionatit italian, transmetohet ekskluzivisht në kanalet sportive të
Art Motion.
[caption id="attachment_2409877" align="alignnone" width="2000"]

Kampionati italian "Serie A" ekskluzivisht në Art Motion[/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.