Atalanta pret sonte Clube Bruggen në ndeshjen kthyese në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Italianët kanë punë të vështirë në letër, pasi e humbën përballjen e parë 2:1 nga belgët.
Berat Gjimshiti synon suksesin e radhës me Atalantën me të cilët vitin e kaluar fitoi Ligën e Evropës kundër Granit Xhakës në finale.
Ai synon ta ndihmojë Perëndeshën që ta sigurojë 1/8 e finales, por këtë dëshirë e ka edhe shqiptari i Zvicrës, Ardon Jashari për Brugge-n.
Sonte nga ora 21:00 zhvillohet dueli mes dy klubeve ku luajnë dy shqiptarët, dhe ku përfundimisht do të dihet se cili nga ta do ta vazhdojë garën më të rëndësishme për klube në botë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.