Lajmet e fundit

Mirë e nisi por edhe nuk e bitisi.
Prishtina nuk arriti të jap më shumë se një gol të shënuar kundër Gjilanit.
Skuadra e kryeqytetit u gëzua kur lojtari i tyre Albin Krasniqi e futi topin në rrjetë në minutën e 22-të.
Por buzëqeshja u ndal pas në minutën e 36-të kur Kushtrim Shabani e barazoi rezultatin.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi në barazim.
Jo fort larg nga fundi i ndeshjes, Besir Ramadani në minutën e 82-të shënoi golin e dytë për Gjilanin, i cili ishte edhe përfundimtari i kësaj ndeshjeje.
Përballja u zhvillua në kuadër të Supërligës së Kosovës, ku Prishtinës iu morën tri pikë.