Skuadra e Gjilanit ka arritur ta barazojë rezultatin ndaj Dritës, krejt në fund të pjesës së parë.
"Skifterat" ishin në disavantazh nga minuta e 34 kur Arb Manaj kaloi vendasit në avantazh, por një penallti e akorduar krejt në fundin e 45 minutave të para, realizohet nga Armend Thaqi, për ta rikthyer në lojë Gjilanin.
Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e tetë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, raporton Klankosova.tv.
"Intelektualët" e kanë nisur mirë kampionatin e ri me 12 pikë në pesë ndeshje. Drita ka vetëm një humbje deri tani, kurse fitorja eventuale ndaj rivalit të qytetit do t'i forconte edhe më tej në renditjen tabelare.
Nga ana tjetër, Gjilani është në kërkim të këndelljes, pasi në shtatë ndeshjet e para ka grumbulluar vetëm 8 pikë, njofton Klankosova.tv.
Skuadrat respektive sot udhëhiqen në stol nga trajnerët që dikur ishin në ekipin kundërshtar. Ardian Nuhiu i Gjilanit, e ka udhëhequr Dritën, ku në vitin 2020 u shpallën kampionë, kurse Zekria Ramadani që tani është në krye të Dritës, ka qenë trajner i "Skifterave".
https://www.youtube.com/watch?v=Eg-_Q7tzWp4
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.