Gjilani e ka nxjerr një pikë krejt në fund të takimit.
Ferizaji ishte në epërsi deri në fundin e ndeshjes, por një dramë e madhe u zhvillua në minutat e fundit ku Gjilani pas golit të barazimit në 1:1, kishte mundësinë edhe për ta fituar këtë ndeshje.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Arbnor Morina, kishte epërsinë qysh nga pjesa e parë pas golit të shënuar nga sulmuesi kroat Mateo Panadiq.
Mysafirët e barazuan rezultatin me golin e Arbnor Ramdanit në minutat e fundit të ndeshjes.
Kjo është ndeshja e pestë pa fitore e Gjilanit, e cila aktualisht renditet në vendin e tretë me 15 pikë, kurse Ferizaji ndodhet në fund të tabelës me tetë pikë.
Ndeshja Ferizaj - Gjilani u transmetua drejtpërdrejt në Art Motion.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.