Lajmet e fundit

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Suharekës dhe Gjilanit në kuadër të Superligës.
Gjilani ka kaluar në epërsi kundrejt Suharekës, me rezultat 1:2, raporton Klankosova.tv.
Ishte Rrahmani ai i cili dha golin e parë në këtë ballafaqim në minutën e 14’ që çoi Gjilanin në epërsi.
Por Suhareka barazoi këtë rezultat në minutën e 18’ me golin e Zekës.
Ndërsa Gjilani kaloi edhe një herë në epërsi në minutën e 38’, me golin e Jaroviqit.