Armend Thaqi e ka barazuar rezultatin në Suharekë, duke mposhtur portierin e Ballkanit, Enea Koliqin.
Fillimisht, Lindon Emërllahu i dha avantazhin vendasëve, që në minutën e katërt, kurse gjilanasit u kundërpërgjigjën 11 minuta më vonë, raporton Klankosova.tv.
Ky duel është i vlefshëm për xhiron e njëmbëdhjetë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Aktualisht, Ballkani udhëheq renditjen tabelare me 18 pikë të grumbulluara, kurse “Skifterat” gjenden në zonën e rrezikut, me 12 pikë.
Nesër ndërkohë zhvillohen dy ndeshjet e radhës, ku Llapi në Podujevë është nikoqir i Feronikelit’74, kurse Dukagjini e pret Suharekën.
Kjo xhiro mbyllet të enjten me dy takime. Ferizaj luan në shtëpi ndaj Malishevës, ndërkaq kryendeshja është ajo ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.
[caption id="attachment_2408648" align="alignnone" width="2000"]

Ballkani - Gjilani, hap javën e 11-të në Superligë[/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.