Gjilani ka shënuar fitore ndaj Ferizajt me rezultat minimal 1:0 në xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës.
Vendësve iu desh shumë kohë që ta gjejnë golin e vetëm por që ua arkëtoi tri pikë.
Madje ishte një ferizajas, Filip Gligorov, ai që realizoi në portën e tij, duke “u bërë favor” vendësve.
Me këtë triumf, Gjilani ngjitet në vend të katërt me 38 pikë, gjashtë më pak se vendi i tretë të cilin e okupon Malisheva e që dërgon në Evropë.
Mirëpo, po aq pikë e ndajnë klubin nga Anamorava edhe nga barazhi, pasi Dukagjini ndodhet i teti me 32 pikë.
Në anën tjetër, Ferizaj ka 35 pikë në pozitën e gjashtë në tabelë.
https://www.youtube.com/watch?v=-COZj-GCikM
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.