SC Gjilani nuk e ka duruar edhe më shumë trajnerin e skuadrës, pas rezultateve jo të kënaqshme.
"Skifterat" njoftuan se me marrëveshje të dyanshme, e kanë mbyllur bashkëpunimin me Ardian Nuhiun, transmeton Klankosova.tv
Në shtatë xhiro të edicionit të ri në Superligë, ekipi i drejtuar nga tekniku shqiptar nga Maqedonia e Veriut, mori vetëm dy fitore e një barazim, karshi katër humbjeve.
E fundit me rezultat 4-1 nga Llapi, rezultoi determinuese për largimin e tij./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.