Një person është arrestuar dje në Gjilan pasi kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa po e transportonin për tretman mjekësor.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari paraprakisht ishte sjellë në stacion lidhur me një rast tjetër.
Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.