Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të mesfushorit gjerman Julian Brandt, i cili në verë mund të largohet nga Borussia Dortmund pasi kontrata e tij përfundon.
29-vjeçari dëshiron një sfidë të re jashtë Gjermanisë dhe Barcelona e sheh këtë si një mundësi të mirë, pasi lojtari mund të transferohet pa dëmshpërblim.
Trajneri Hansi Flick e vlerëson shumë profilin e tij dhe beson se mund të ndihmojë në repartin ofensiv. Për Brandt interesim kanë shfaqur edhe disa klube nga Premier League, por Barcelona shpreson ta bindë mesfushorin të transferohet në “Camp Nou”./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.