Gjiganti italian pas Alisson Becker Alisson Becker mund të largohet nga Liverpool gjatë verës, pasi Juventus ka shfaqur interesim serioz për portierin brazilian.
Sipas mediave italiane, klubi italian e sheh 33-vjeçarin si përforcim ideal për portën, sidomos pas lëvizjeve të fundit të “Reds”, të cilët transferuan portierin gjorgjian Giorgi Mamardashvili. Alisson, me herët ka luajtur me Romën në Serie dhe ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027, përderisa një rikthim në Serie A mbetet opsion shumë i mundshëm për verën e ardhshme./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.