Manchester United po kërkon përforcime në sulm dhe ka futur në listë ish-sulmuesin e Atalantas, Mateo Retegui, i cili aktualisht luan për Al Qadsiah në Arabinë Saudite.
Sipas raportimeve në mediat britanike, anglezët janë gati të ofrojnë 50 deri në 60 milionë euro për 26-vjeçarin, i cili shkëlqeu në Serie A me 25 gola dhe 8 asistime, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit italian.
Retegui shihet si lojtar me ndikim të menjëhershëm që mund të sjellë forcë dhe efikasitet në sulmin e “Djajve të Kuq”.
Megjithatë, Al Qadsiah nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë pas investimit prej rreth 65 milionë euro verën e këtij viti.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.