Mesfushori i Barcelonës, Fermin López, ka tërhequr vëmendjen e Chelseat që ka ofruar rreth 100 milionë euro për transferimin e tij.
Megjithatë, sipas mediave spanjolle, Barcelona e konsideron lojtarin si pjesë kyçe të projektit dhe nuk ka ndërmend ta shesë, transmeton Klankosova.tv.
Klubi katalanas mbetet i vendosur, duke theksuar se largimi i tij është i mundur vetëm nëse paguhet klauzola e plotë, që arrin në 500 milionë euro.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.