Sulmuesi i Juventusit, Kenan Yildiz, po tërheq vëmendjen e tre gjigantëve të Premier League: Arsenal, Chelsea dhe Manchester United.
20-vjeçari turk ka shkëlqyer në Serie A me 18 gola dhe 15 asistime në vetëm dy vite, duke u bërë një nga talentet më të kërkuar të Evropës.
Arsenal, pas largimit të mundshëm të Leandro Trossard, e sheh Yildiz si përforcimin ideal për sulmin, ndërsa Chelsea dhe Manchester United që poashtu është në garë.
Por Juventus nuk do ta lehtësojë largimin e tij, duke ofruar një kontratë të re me rreth 6 milionë euro në vit.
Merkatoja pritet të jetë e zjarrtë, dhe emri i Yildiz do të mbetet në qendër të vëmendjes së tifozëve dhe mediave sportive.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.