Gjermania ka shënuar fitore ndaj Sllovenisë, me rezultat 100-71, në kuadër të Kampionatit Botëror në basketboll.
Ndeshjen më mirë e filluan sllovenët duke e fituar me rezultat 25-11, teksa në çerekun e dytë u kthyen gjermanët duke triumfuar me shifrat 27-9.
Edhe në periudhën e dytë dhe të tretë, gjermanët ishin dukshëm më të mirë duke e mposhtur Slloveninë që akoma nuk kishte asnjë humbje në këtë Botëror.
Më i dalluari në fitoren e Gjermanisë ishte Denis Schroder me 24 pikë, dy kërcime dhe 10 asistime.
Ndërsa te Sllovenia më i miri ishte Luka Donçiqi me 23 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime.
Dy skuadrat e kanë siguruar çerekfinalen, por që Gjermania blindon vendin e parë në grupin K. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.