Gjermania se do të jetë favorit, e dëshmoi me një fitore të madhe ndaj Francës, të enjten mbrëma.
Gjermanët i mposhtën francezët me rezultat 76-63, në ndeshjen e parë të Eurobasketit 2022.
Johannes Thiemann me 14 pikë, Niels Giffey e Maod Lo me nga 13 pikë, ishin lojtarët që ia dhuruan fitoren Gjermanisë.
Teksa te Franca u dalluan Guerschon Yabusele me 18 pikë dhe Rudy Gobert me 11 pikë.
Në xhiron e dytë, Gjermania ballafaqohet me Bosnjën, derisa Franca ndaj Lituanisë.
Në duelin tjetër, Belgjika ka triumfuar ndaj Gjeorgjisë, me rezultat të ngushtë 79-76.
Në fitoren e belgëve, kontribuoi dyshja Jean-Marc Mwema e Jonathan Tabu me nga 14 pikë.
Derisa te Gjeorgjia u dallua Sandro Mamukelashvilli me 18 pikë e 13 kërcime. /Klankosova.tv/
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.