Lajmet e fundit

“Përshëndetje, unë jam Nathalie Kauther, drejtoreshë e re për Ballkanin Perëndimor në MPJ-në gjermane. Mirënjohëse për mundësinë që të ndërtoj mbi punën e shkëlqyer të paraardhësit tim, ambasadorit Michael Reiffenstuel”, ka shkruar ajo.Kauther ka theksuar se synimi i saj do të jetë thellimi i marrëdhënieve dhe partneriteteve të Gjermanisë me vendet e rajonit.
“Pres me padurim t’i thelloj partneritetet tona në mbarë rajonin”, ka shtuar ajo.Emërimi i saj vjen në një periudhë kur Ballkani Perëndimor vazhdon të mbetet një rajon me rëndësi strategjike për politikën e jashtme gjermane dhe për proceset integruese evropiane.