Lajmet e fundit

“Mendoj se një ndër vështirësitë e para që lindin te punëdhënësit lidhet pikërisht në mosnjohjen e veçantive të kësaj gjenerate me të cilën ata tash e tutje ata kanë të bëjnë”, tha ajo në Klan Kosova.Nga ana tjetër, përfaqësuesi i të rinjve në Kosovë, Ismet Krasniqi thotë se problemi më i madh është mosndërlidhja e tregut të punës me fushën e studimeve.
“Kjo bëhet goxha problematike për të rinjtë në Kosovë për të gjetur tregun e punës”, tha Krasniqi në Klan Kosova.Kurse studentja Dea Stublla thotë se një faktor tjetër është se sa iu pëlqen vendi i punëve të rinjve. Ndërkohë Besa Qerreti, në emisionin “Ora Shtatë” kritikoi gjeneratën Z, për shkak të mënyrës së punës që kërkojnë, e që sipas saj është sa më digjitale e më komforte.