Trupi i pajetë i një 80 vjeçari është gjetur në ujërat e lumit Devoll në Shqipëri.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv
Policia shqiptare bën të ditur se djali i viktimës kishte kërkuar ndihmë nga ta për gjetjen e trupit të babit të tij, pasi dyshonte se mund të ishte mbytur në lumin ku edhe u gjet trupi i tij.
Lumi Devoll është një lum që buron në këmbë të Gramozit, ndërsa vazhdon rrjedhën e vet në veri drejt qytetit të Bilishtit.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.